Moti në fundjavë, kryesisht me diell dhe rritje e temperaturave

Kosova

Moti në fundjavë, kryesisht me diell dhe rritje e temperaturave

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi gadishullin e Ballkanit që nga java e dytë e muajit.

IHK njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht me diell dhe të qëndrueshëm.

Temperaturat do të rriten në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat