Ende mbesin shumë sfida në zbatimin e Kornizës Kurrikulare

Kosova

Ende mbesin shumë sfida në zbatimin e Kornizës Kurrikulare

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Sistemi arsimor në Kosovë nga viti 1999 deri në 2023 ka pësuar ndryshime të shumta në planprograme, tekste shkollore, trajnimin e mësimdhënësve dhe vlerësimin e nxënësve.

Të gjitha këto ndryshime në sistemin arsimor nga mësimdhënësit cilësohen ndryshime me shumë sfida.

Zbatimi i kurrikulës konsiderohet sfida më e madhe që nga shtetësia e Kosovës nga mësuesit dhe arsimtarët, pasi realizimi i saj në procesin mësimor kërkon rregullim të infrastrukturës shkollore dhe ligjore në përputhje me planprogramin mësimor, gjë e cila sipas mësimdhënësve ka munguar dhe vazhdon të çalojë edhe në vitin 2023.

Pikërisht për këtë drejtues të Institutit Pedagogjik të Kosovës, në vitin 2019 realizuan hulumtimin

“Kurrikula e bazuar në kompetenca”, nga e cila vihet në dukje se ndryshimet e bëra në sistemin arsimor kanë qenë të shpeshta, e të cilat kanë ndikuar në formë negative në mësimdhënie e mësimnxënie.

Drejtues të Ministrisë së Arsimit për 5 vitet e ardhshme vënë në dukje se objektivat e tyre në sistemin arsimor do të jenë të fokusuara në: edukimin në fëmijërinë e hershme, tekstet shkollore, arsimin profesional, arsimin e lartë dhe digjitalizimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat