Ngritet aktakuza ndaj Fluter Kepuska dhe të tjerëve

Kosova

Ngritet aktakuza ndaj Fluter Kepuska dhe të tjerëve

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 13:42
Ilustrim

Prokuroria Themelore ne Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj tre anëtarëve të Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave në komunen e Gjakovës të cilët akuzohen që së paku ne tri shkolla të kësaj komune kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke fallsifikuar dokumente, favorizim, kualifikim jo meritorë të kandidatëve për drejtor shkollash  persona të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet e konkursit.

Për këtë temë ne kontaktuam edhe z.Kriger Ramaja i cili ne korrik 2021 kishte bwrw kallzim penal ndaj ketij komisioni dhe ai na konfirmoj se ai e ka bër këtë kallwzim penal në konkursin që Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë e ka shpallur në mars të vitit 202.

Sipas tij kwtë konkurs e kanë përcjellë pakënaqësi edhe  nga kandidatët tjerë që ishin pjesë e konkursit të cilët kanë akuzuar  DKA-në që ka përdorur standarde të dyfishta në shpallje të konkursit ku disa kandidatë që kanë pas përkrahje politike nga partia që e ka udhëhequr këtë drejtori janë rizgjedhur ne bazë  përformancës pa konkurs publik,  siç edhe parashihet mbi ligjin mbi sherbyesit Publik.

Ndërsa ata që nuk kanë pas përkrahje politike kanë shkuar ne konkurs dhe aty është bërë keqpërdorime në kualifikim të kandidatëve ku në disa shkolla janë përzgjedhur kandidatët që nuk i kanë plotësuar kushtet e konkursit por kanë pasur përkrahje politike nga Partia që ka udhëhequr DKA-në në këtë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat