Ngjarjet e datës 24 shkurt

Kosova

Ngjarjet e datës 24 shkurt

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, raporton përfaqësuesi i ministrisë së Drejtësisë lidhur me progresin në hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi i Kryeqytetit mban Seancë Solemne në mbështetje të popullit ukrainas në shenjë solidarizimi dhe thirrje për paqe. (Kuvendi i Komunës, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı. ( kabineti i kryetarit, ora 11:00)

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Prokuroria Themelore në Pejë organizon konferencën për media me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit. (Objekti i Prokurorisë Themelore, Pejë, ora 12:15)

Në njëvjetorin e invazionit rus në Ukrainë, organizohet ceremonia e pritjes dhe dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë. Fjalë rasti do të mbajnë presidentja Vjosa Osmani; Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit; Albin Kurti, kryeministër dhe Luidmyla Makei, përfaqësuese e gazetarëve ukrainas në Kosovë. (Holli i Kuvendit, ora 13:15)

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” organizon tryezën tematike ’Pavarësia e Kosovës, Negociatat dhe asociacioni’.( Hotel ”Çarshia e Jupave”, Gjakovë, ora 17:00)

Gazetarët ukrainas që janë strehuar në Kosovë, mbajnë aksion në njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës. ( Sheshi ”Gjergj Kastrioti Skëndërbeu “, ora 18:00)

BE-ja në Kosovë dhe Ambasada Gjermane do të shënojnë një vjetorin e fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Shfaqjet filmi ukrainas “Shtëpia e ndërtuar nga copëzat”.( Kino Armata, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat