Ambasadori Hovenier pritet nga Hamza, diskutohet për projektet e përbashkëta

Kosova

Ambasadori Hovenier pritet nga Hamza, diskutohet për projektet e përbashkëta

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 18:58
Foto nga takimi

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është pritur sot në takim nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

Hovenier ka potencuar se ka pasur takim produktiv me Hamzën. Ndërsa, ky i fundit ka deklaruar se ambasadorin Hovenier e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe në veçanti për Mitrovicën.

“Me Ambasadorin Hovenier biseduam për gjendjen socio-ekonomike, projektet e përbashkëta dhe shumë tema tjera aktuale. E informova për projektet të cilat janë në vazhdim e sipër dhe ato projekte të cilat do të fillojnë të realizohen së shpejti.”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Gjithashtu, ambasadori Hovenier dhe Hamza kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit për projekte tjera në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat