Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 1 mars 2023 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius.

Ndërsa ato maksimale ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius.

Parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat