​Profesori i biologjisë prezantoi llojin e ri të insektit të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit

Kosova

​Profesori i biologjisë prezantoi llojin e ri të insektit të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit

Më: 1 mars 2023 Në ora: 12:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Profesori i biologjisë, Halil Ibrahimi, prezantoi llojin e ri të insektit të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit, të quajtur “Potamophylax humoinsapiens”.

Me këtë rast, profesori Ibrahimi theksoi se ky hulumtim kishte nisur para një dekade në Bjeshkët e Sharrit.

"Sot në botë janë rreth 1 milion lloje të insekteve, por ka akoma që nuk iu është bërë i ditur emri dhe nuk dihet për ekzistencën e tyre. Ky hulumtim ka filluar qysh nga viti 2010 në Bjeshkët e Sharrit. Ka vazhduar me vite të tëra ky hulumtim, derisa është përmbushur pasqyra e këtij rrugëtimi", tha ai.

Ai foli edhe për hulumtimin e insekteve në përgjithësi në kuadër të mbrojtjes së mjedisit.

Ndërsa, për këtë zbulim, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi i ka ndarë mirënjohje profesorit Ibrahimi.

Rektori Qerimi ka thënë se do të vlerësohen të gjitha ata që bëjnë punë të mira dhe serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat