Moti për sot

Kosova

Moti për sot

Më: 2 mars 2023 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku përpos reshjeve lokale gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, pasdite pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke gjeneruar lokalisht rrebeshe shiu, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh, njofton Meteo Kosova.

Reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes, ndonëse më të izoluara.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-30 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat