Çmimin e komunës më efikase, Lladrovci ia dedikon Thaçit

Kosova

Çmimin e komunës më efikase, Lladrovci ia dedikon Thaçit

Më: 2 mars 2023 Në ora: 19:27
Ramiz Lladrovci

Komuna e Drenasit është renditur e para si më efikasja pas rezultateve të shpallura për Grantin e Performancës, ku fitoi mbi 2 milionë euro.

Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, çmimin ia dedikoi ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, teksa e pranoi atë në praninë e ambasadorit të Zvicrës, Thomas Kelly, atij suedez, Jonas Ëesterlund, atij norvegjez e Jens Erik Grondahl.

“Meqenëse jemi në mes të datës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Marsin legjendar, kush më shumë e më mirë se presidenti Hashim Thaçi është personi që identifikohet me këto dy ngjarje të rëndësishme për qenien tonë”.

“Prandaj, vendin e parë për performancën komunale të Drenasit në nivel nacional, ia dedikoj Presidentit dhe shpallësit të Pavarësisë së Kosovës, shokut e bashkëpjesëmarrësit në aksionet e para të armatosura të UÇK-së, Hashim Thaçit”, është shprehur Lladrovci.

Tutje, ai tha se vendi i parë si komuna më efikase “nuk është befasi, sepse me vite jemi komunë në krye të renditjes me suksese të pamohueshme në nivel nacional”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat