Nesër, shënohet Nata e Zjarreve në Kryeqytet

Kosova

Nesër, shënohet Nata e Zjarreve në Kryeqytet

Më: 6 mars 2023 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me datë 7 mars, nga ora 18:00 në Sheshin “Skënderbe”, në Prishtinë, Rama bashkë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, do të ndezin flakadanët për të shënuar Natën e Zjarreve.

“Kryetari I Prishtinës Përparim Rama bashkë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, do të ndezin flakadanët për të shënuar Natën e Zjarreve në shenjë solidarizimi me ndezjen e Flakadanëve në të gjitha rajonet, duke përmbyllur kështu manifestimin në përkujtim të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Ky është viti i dytë që Kryeqyteti e shënon Epopenë e UÇK-së.

Për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat