​Deçani së shpejti me Qendër të Trashëgimisë Kulturore

Kosova

​Deçani së shpejti me Qendër të Trashëgimisë Kulturore

Më: 10 mars 2023 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se janë në fazën përfundimtare të ndërtimit të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore - Kolonisë së Artistëve dhe Qendrës Rinore.

Në një postim në Facebook ku edhe ka bashkëngjitur disa fotografi, Ramosaj ka thënë se ky projekt si i tillë ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e komunës.

Projekte këto të rëndësisë së veçantë për konceptin e zhvillimit të komunës së Deçanit, sidomos në sektorin e turizmit dhe të trashëgimisë historike dhe natyrore.

Vende ku të rinjtë në komunën tonë do të ndjehen të lirë të ndjekin ëndrrën e tyre, të ndjehen të përkrahur, një vend ku do të tregohet kultura dhe tradita jonë si popull!”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat