Musliu takohet me grat dhe vajzat e Istogut: Përpara mund të shkojmë vetëm duke përkrahur njëra tjetrën

Kosova

Musliu takohet me grat dhe vajzat e Istogut: Përpara mund të shkojmë vetëm duke përkrahur njëra tjetrën

Më: 12 mars 2023 Në ora: 20:39
Musliu takohet me grat dhe vajzat e Istogut

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bashkëbisedim me gra dhe vajza të Istogut.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar përpara mund të shkojnë vetëm duke përkrahur njëra tjetrën.

“Bashkëbisedim me gra dhe vajza të Istogut. Kontaktet e drejtpërdrejta me qytetaret, jo vetëm që të përmbushin shpirtërisht, por edhe të shtojnë energji për t‘u përballur me sfidat që kemi përpara si shoqëri.

Përpara mund të shkojmë vetëm duke përkrahur njëra tjetrën dhe duke u koordinuar për arritje të reja. Falënderuese dhe mirënjohëse për mbështetjen dhe fjalët e tyre inkurajuese.” – ka shkruar Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat