Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale mbi vlerat e mesatares

Kosova

Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale mbi vlerat e mesatares

Më: 14 mars 2023 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për moti që parashihet të mbajë këtë javë në vendin tonë, transmeton Sinjali.

“E martë- Mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale mbeten rreth zeros , ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.

E merkurë- Mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.

E enjte- Mot kryesisht i vranët dhe i fresket. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.

E premte-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat