184 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Kosova

184 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm koronavirusi. Si rrjedhojë në vend mbesin edhe shumë persona aktiv me këtë sëmundje.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në vend, në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 184.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 42 testime sa janë bërë gjithsejtë. 

Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 21 persona.

E ndërsa që nga fillimi i pandemisëme Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,410 raste, kanë vdekur 3,211 persona.

Janë shëruar gjithsejtë 270, 015, njofton Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat