Drenasi do ta zgjerojë sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”

Kosova

Drenasi do ta zgjerojë sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”

Më: 14 mars 2023 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe menaxherin e projektit DEMOS, Ertan Munoglu, kanë nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen financiare të projektit “Ndërtimi dhe Zgjerimi i Sheshit Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”.

Ky projekt do të mbështetet nga skema e Grantit për Performancë Komunale, ku vlera totale është 4 milionë e 492 mijë euro.

“MAPL do të ndajë shumën prej 916,388.80, DEMOS shumën prej 1,118,387.08 dhe Komuna e Drenasit vlerën prej 2,457,884.72”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje, sipas njoftimit, mjetet e destinuara për këtë projekt nuk do të shpenzohen nga buxheti i komunës, por nga Granti i Performancës Komunale, ku komuna e Drenasit në nivel vendi e ka fituar vendin e parë dhe ka fituar 2 milionë e 34 mijë euro.

“Një pjesë e mjeteve të dedikuara për ketë projekt do të jenë nga granti i përgjithshëm i performancës, ndërsa një pjesë tjetër do të jenë nga të hyrat vetanake, ndërsa për shumat e caktuara nga MAPL dhe DEMOS, do të dedikohen sipas Marrëveshjes së Bashkëfinancimit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat