Mot me diell dhe vranësira për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Mot me diell dhe vranësira për pesë ditët e ardhshme

Më: 20 mars 2023 Në ora: 07:29
Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë këtyre pesë ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas parashikimeve, të vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura. Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë.

“Temperaturat maksimale parashihen të shenojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje.”, u bë e ditur në njoftim.

Të mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Sipas IHMK-së, nëpër zona të kufizuara ka mundësi per riga shiu të intensitetit të dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat