Moti për pesë ditë në Kosovë

Kosova

Moti për pesë ditë në Kosovë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Mot i ngrohtë ditëve të ardhshme, në fundjavë mundësi për reshje lokale shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

22.03.2023 – Mot stabil dhe të ngrohtë parashihet të kemi ditëve të ardhshme.  Më shumë kthjellime e diell të enjten dhe të premten.  Në fundjavë, të shtunën mbrëma dhe të dielën në mëngjes me mundësi edhe për reshje kalimtare shiu.

Në fillim të javës pritet ndryshim i situatës sinoptike.  Do të mbajë mot i paqëndrueshëm, ku priten edhe të reshura shiu dhe rënie e temperaturave.

Kushtet e qëndrueshme të motit, mbajnë ndotësit ajror më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes, derisa gjatë ditës vende-vende indeksi do jetë në vlera të pranueshme.

Datat:

23.03 – Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.  Herë herë me vransira të pakta kalimtare.

24.03 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

25.03 – Pjesërisht vranët.  Më vonë në mbrëmje, reshje lokale shiu.

26.03 – Herët në mëngjes reshje kalimtare shiu.  Ditën intervale me diell.

27.03 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu kohëpaskohe.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C e 6C, e ato maksimale arrinë vlera edhe mbi 20C ditën e premtë, e deri të hënën zbresin edhe në 13C e 15C.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 3-10m/s, e nga e hëna ndryshon drejtimin në verilindje.

Shtypja atmosferike përreth vlerave normale, me tendencë të rënies deri ditën e hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat