Haradinaj kujton Albright: Nderojmë angazhimin e saj në përpjekjet tona për liri e konsolidim të shtetit

Kosova

Haradinaj kujton Albright: Nderojmë angazhimin e saj në përpjekjet tona për liri e konsolidim të shtetit

Më: 23 mars 2023 Në ora: 13:44
Madeleine Albright dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar miken e madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright me rastin e përvjetorit të vdekjes së saj.

Haradinaj në Facebook ka kujtuar dhe nderuar angazhimin e saj për t’i dhënë zë edhe përpjekjeve për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.

Reagimi i Haradinajt:

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright, kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.

Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat