Parashikimi i motit për të premten

Kosova

Parashikimi i motit për të premten

Më: 24 mars 2023 Në ora: 00:43
Ilustrim

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-42 km/h!

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të luhaten prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C.

Kështu njofton Meteo Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat