24 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

Kosova

24 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

Më: 25 mars 2023 Në ora: 08:13

Sot mbushen 24 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit.

Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.

Për të nderuar kujtimin e tyre, Komuna e Rahovecit do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Brestoc në ora 10:00.

Pastaj në fshatin Fortesë në ora 11:00 si dhe në fshatin Celinë në ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat