Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Mbahet greva e organizuar nga Sindikata e Re KEK-ut lidhur më kërkesën për ngritjen e pagave. (Në vendet e punës dhe në hyrje -daljet e termocentraleve ora 7:00-8:00)

Mbahet ceremoninë e inaugurimit të “Shkollës Kombëtare të Doktoratës në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit”. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Salla C 301, ora 11:00)

Instituti i Albanologjisë në Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe shoqata “Lëvizja”, promovojnë librin dyvëllimësh “Ilegalja Shqiptare-pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë“. (Instituti Albanologjik-Prishtinë, ora 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës mban konferencë për media, me rastin e prezantimit të skitares Sophie Sorschag, e cila do të pranojë dekretin për dhënie të shtetësisë së Kosovës. (Zyret e KOK-ut, Shtëpia e Sportit, kati i tretë, ora 11:00)

Me rastin e 50-vjetorit të themelimit të organizatës çlirimtare Grupi Revolucionar i Kosovës- OMLK, në familjen Hajrizi në Prishtinë vendoset Pllaka Përkujtimore.( Taslixhe, rruga “Igballe Prishtina”, nr. 11, ora 12:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rural takim me Irene Khan - raportuese speciale e OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes në Kosovë. (Kuvendi, salla N506, ora 12:00)

Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat