Prindër e fëmijë duan pushim pranveror, MASHTI hesht

Kosova

Prindër e fëmijë duan pushim pranveror, MASHTI hesht

Më: 4 prill 2023 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të mbahet pushimi pranveror.

Sipas tyre në të kundërtën, një pjesë e prindërve nuk do i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për disa ditë, si formë e mbajtjes së ditëve të planifikuara për  pushim.

Sipas tyre, duhet të bëhet tjetër zgjidhje për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës që u mbajt në fillim të vitit shkollor.

Edhe nxënësit e duan pushimin, derisa anise të nevojshme e konsiderojnë edhe mësimdhënësit, shkuajra e fëmijëve në pushim do e pamundësonte arritjen e realizimit të planprogramit.

Kërkesës së prindërve për pushim pranveror nuk i ka kthyer përgjigje Ministria e Arsimit, njësoj sic një të tillë nuk e mori as televizioni gjatë së martës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat