​Ngjarjet e datës 5 prill

Kosova

​Ngjarjet e datës 5 prill

Më: 4 prill 2023 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Organizata Joqeveritare “QIKA” mban protestë, kërkohet shkarkimi i përgjegjësve për rastin e Sebahate Morinës. (Para Këshillit Prokurorial të Kosovës, Newborn, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton aktivitetet e mbetura në proces. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Verëra. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligji për Rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat