Sindikata e QKUK-së proteston për pakënaqësitë për koeficientin e pagave

Kosova

Sindikata e QKUK-së proteston për pakënaqësitë për koeficientin e pagave

Më: 5 prill 2023 Në ora: 11:24
Foto nga vendngjarja

Dhjetëra punëtorë protestuan sot në ambientet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me koeficientin e pagave. Sindikata e QKUK-së kërkoi përmirësim të gjendjes për stafin e mesëm të administratës dhe atë mbështetës të punonjësve shëndetësorë.

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të QKUK-së, Xhemajl Selmani tha se shtesat në pagë janë hequr ose përgjysmuar.

"Kapaku i pakënaqësisë është ulja e pagave të administratës së sistemit shëndetësor. Kërkojmë pëegjigje të shpejtë nga instancat menaxheriale, e në vecanti nga MSh.

Sot solemnisht proklamoj se ne i kemi ndarë rrygët nga FSShK, e cila me miratimin e heshtur të kësaj situate të krijuar e ka humbur legjitimitetin e përfaqëaimit të interesave të punonjësve shëndetësor", u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat