Lirohet “Papi Chulo”

Kosova

Lirohet “Papi Chulo”

Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Është liruar nga paraburgimi Refki Hajzeri, i njohur ndryshe si “Papi Chulo” i Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore Mirlinda Gashi.

Gashi tha se Prokuroria e kishte bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për vepren “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” por kjo u refuzua nga gjykata.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1 i KPRK-së, me datë 01.04.2023 gjyqtarja e procedurës paraprake të kësaj gjykate, ka marr Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, si e pabazuar, andaj i pandehuri R.H është liruar menjëherë nga ndalimi”, tha Gashi.

Ai ishte ndaluar për shkak se disa ditë më parë kishte bërë vozitje të rrezikshme në fshatin Lebane, duke mos i përfillur rregullat e komunikacionit.

I ashtuquajturi “Papi Chulo”, u bë viral në rrjetet sociale me vozitjen e tij me zërin e lartë të muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat