Në fundjavë mbyllet një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”, kjo është arsyeja

Kosova

Në fundjavë mbyllet një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”, kjo është arsyeja

Më: 6 prill 2023 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

NP “Termokos” ka njoftuar opinionin e gjerë.

Sipas tyre, të shtunën dhe të dielen më 08 dhe 09 prill, për shkak të punimeve, që po realizohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”, përkatësisht në segmentin nga “Shtëpia e Sporteve” deri tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të Parkut të qytetit si dhe pjesës së Qytetit të vjetër tek rruga “Bajram Kelemendi”.

NP “Termokos” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjen e përkohshme të qarkullimit në këtë rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat