Lladrovci pret në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë

Kosova

Lladrovci pret në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 15:56
Lladrovci

Gjatë ditës së sotme Komunën e Drenasit e vizitoi ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Kosovë Sabri Tunc Angılı.Ambasadori Tunc Angılı u prit në takim nga kryetari Lladrovci i cili uroi për detyrën e re ambasadorin e Republikës së Turqisë.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Turqisë, si përkrahjen dhe kontributin e madh të shtetit dhe popullit mik për Kosovën.

Më poshtë gjeni njoftimin nga kryetari Lladrovci këtij takimi:

Me kënaqësi, prita në takim, Sh.T.Z. Sabri Tunc Angılı, Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, ku theksova rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë dhe përkrahjen dhe kontributin e madh të shtetit dhe popullit mik për historinë e re të Kosovës. Gjithsesi, bashkëpunimi me komunat turke dhe kompanitë në të ardhmen ka mundësi dhe kemi vullnet t’i thellojmë në të gjitha fushat, me theks të veçantë në ekonomi, arsim dhe bashkëpunimin ndërkomunal. Në takim theksova se investimi në Feronikel i kompanisë Yildirim Group është i një rëndësie të veçantë për komunën e Drenasit dhe qytetarët, si dhe planet për investimet në energjinë e ripërtëritshme, duke e siguruar Ambasadorin Angili se komuna i jep përparësi maksimale zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat