Parashikimi i motit për sot: Vranët dhe me reshje shiu

Kosova

Parashikimi i motit për sot: Vranët dhe me reshje shiu

Më: 9 prill 2023 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Meteo Kosova ka njoftuar se sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 13-31 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 2 deri në 4°C.

Ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat