Kujtohen dëshmorët në Kaçanik

Kosova

Kujtohen dëshmorët në Kaçanik

Më: 9 prill 2023 Në ora: 07:50
Kaçanik

Sot, do të përkujtohet 24 vjetori i rënies së 28 dëshmorëve të kombit dhe 32 martirëve të luftës, të cilët kanë rënë më 9 prill 1999 në Lagje të Re dhe Rakoc të Kaçanikut.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Kaçanik dhe Këshilli Organizues nën përkrahjen e Komunës së Kaçanikut do të organizojnë manifestime përkujtimore në lagjen e Re.

Ato fillojnë duke nisur nga ora 11:00 dhe në Rakoc nga ora 12:00.

Pas përfundimit të manifestimeve përkujtimore, do të bëhen homazhe dhe do të vendosen lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re dhe në Rakoc, si dhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat