Kryeziu: Kushtetuta quhet “Kushtetutë e Lirisë” sepse është e sakrificave të mëdha njerëzore, politike dhe ushtarake

Kosova

Kryeziu: Kushtetuta quhet “Kushtetutë e Lirisë” sepse është e sakrificave të mëdha njerëzore, politike dhe ushtarake

Më: 9 prill 2023 Në ora: 10:19
Kadri Kryeziu 

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur rreth Kushtetutës dhe shkeljeve që i janë bërë asaj që nga 2008-ta.

Sipas tij, Kosova ka arritur të realizoj me sukses misionin historik të Kushtetutës.

“Mendoj që Kosova ka arritur të realizojë misionin historik të Kushtetutës, sepse kjo Kushtetutë është reale e cila ju ka përshtat zhvillimit shoqëror dhe politik të vendit.

Kjo quhet Kushtetuta e Lirisë sepse është e sakrificave të mëdha njerëzore, politike dhe ushtarake. Theksoj se Kushtetuta kur është e nevojshme amandamentohet, por ende nuk ka nevojë për këtë pasi që nuk janë rrethanat e tilla, ndërsa në të ardhmen mund të amandamentohet ose ndryshohet në bazë të situatave që ndodhin në Kosovë”, ka thënë Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat