​Gjergji: Paqja në rajon është e nevojshme

Kosova

​Gjergji: Paqja në rajon është e nevojshme

Më: 9 prill 2023 Në ora: 20:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji ka deklaruar se të gjithë duhet të kemi mirëkuptim, harmoni, lumturi dhe paqe, sepse paqja është e nevojshme në mes të popujve, në rajon dhe në mes shqiptarëve dhe serbëve, pas paqja i dërgon të gjithë përpara.

Gjergji i bëri këto komente gjatë pritjes solemne me rastin e Festës së Pashkës 2023, e cila u organizua në Qendrën “Bogdanipolis”, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Ai tha se “paqja me ju”, është përshëndetja më e mirë që Zoti- Jezu Krishti e ka sjellë pas ringjalljes së tij.

Gjergji: Paqja në zemrën e njeriut, në familjet dhe në shoqëri është dhuntia më e bukur

“Paqja në zemrën e njeriut, paqja në familjet dhe paqja në shoqëri është bukuria dhe dhuntia më e bukur që na ka dhënë Zoti. Këto ditë sigurisht kemi menduar për vdekjen dhe jetën. Ne të gjithë i frikësohemi vdekjes sepse përballja me vdekjen më shumë është trishtimi i jonë në kontestin njerëzor por Krishti ka ndryshuar këtë duke na bërë të kuptojmë se vdekja nuk është e fundit, nuk është fjala e fundit e jetës por që ne për shkak të mëkatit duhet të vdesim dhe të hymë në dhe, në mënyrë që nga dheu ta na sjellin përsëri në jetë, sepse prej dheut na kanë nxjerrë, prej dheut ai njeriun”, tha ai.

Gjergji tha se është e nevojshme paqja në mes të popujve, pasi vetëm me paqe ecim përpara të gjithë.

Gjergji: Është e nevojshme paqja në rajon

E le të gëzohemi të gjithë se bashku, të kemi një mirëkuptim, harmoni, paqe, lumturi, sepse është e nevojshme edhe paqja, siç e kam thënë mbrëmë, paqja në mes të popujve, paqja në rajon, paqja në mes shqiptarëve dhe serbëve, paqja na qon të gjithëve përpara”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat