Organizohet protestë për përjashtimin e profesorit Bekim Bejta nga UP-ja

Kosova

Organizohet protestë për përjashtimin e profesorit Bekim Bejta nga UP-ja

Më: 10 prill 2023 Në ora: 07:49
Ilustrim

Është paralajmëruar protestë nga Lëvizja Feministre Studentore në Fakultetin e Filologjisë për përjashtimin e profesorit, Bekim Bejta, i cili dyshohet për dhunë dhe shantazh ndaj studentëve të këtij fakulteti.

Kjo protestë është para parë që të nis nga ora 10:00, dhe do të mbahet për shkak të shqetësimit për mos-përjashtimin e menjëhershëm të Bejtës nga Universiteti i Prishtinës.

“Profesori Bejta i angazhuar në departamentin e Gjuhës angleze, pranë Fakultetit të Filologjisë në UP, vazhdon të japë mësim aty, përkundër raportimit dhe dëshmive që i njëjti ka ushtruar dhunë sistematike në forma të ndryshme ndaj studenteve”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet që ndaj profesorit në fjalë është dyshimi për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe krime seksuale me studente.

“Ne, të mërkurën i kundërvihemi kësaj gjendje dhe organizohemi në solidaritet me studentet e Fakultetit Filologjik dhe kërkojmë nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ta shkarkojnë menjëherë nga pozita zyrtare si profesor i asociuar, Bekim Bejtën”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Tutje, studentët përveç kërkesës për përjashtimin e tij, ata kanë kërkuar edhe arrestimin e tij, si dhe fillimin e hetimeve për kërcënimet ndaj studenteve.

“Ne nuk mund të rrimë duarkryq përderisa studente e studentë janë duke u ndierë të pasigurt pikërisht në hapësirat ku ato/a do duhej të ishin të lira/ë. Ne nuk mund ta tolerojmë normëzimin dhe institucionalizim e mëtejshëm të dhunës. Andaj, ju ftojmë në protestë studente e studentë e të gjithë qytetaret/ët”, thuhet më tej në njoftim.

Në anën tjetër, Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë ka marrë vendim që të bojkotohen ligjëratat më 12 prill.

“Sot pas mbledhjes së mbajtur nga Këshilli Studentor i Filologjisë, u vendos nga shumica absolute të bojkotohen të gjitha ligjëratat ditën e mërkurë, nga anëtarët e Këshillit Studentor. Në rast se të mërkurën nuk ka një vendim të prerë, atëherë do filloj bojkotimi i ligjëratave edhe nga shumica e këshillave të tjera studentore dhe jo për shumë kohë do bëhet thirrja e përgjithshme për bojkotim të plotë të ligjëratave nga të gjithë studentët e UP-së, deri në përjashtimin e Bekim Bejtës nga Fakulteti i Filologjisë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat