“Më rëndë është vetëm vrasja”, Kusari i reagon ashpër organeve të rendit për rastin e Sylës

Kosova

“Më rëndë është vetëm vrasja”, Kusari i reagon ashpër organeve të rendit për rastin e Sylës

Më: 12 prill 2023 Në ora: 11:44
Flutura Kusari

Juristja e medias, Flutura Kusari i ka cilësuar të turpshme veprimet e Prokurorisë dhe Policisë në procedurën hetimore për rastin e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.

Kusari ka thënë se cilësimi i veprës penale si “lëndim i lehtë trupor” nga prokurori i rastit, paraqet dështim të shtetit për t’i mbrojtur gazetarët.

Ajo, në një shkrim në Facebook, ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Syla është më brutali i kryer ndaj gazetarëve.

“Më rëndë është vetëm vrasja”, ka thënë ajo. “Ky sulm nuk është lëndim i lehtë trupor. Nuk është! Turp për prokurorinë dhe policinë. Turp”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat