Rrëfim për bashkëluftëtarin tim, hero i Kosovës Skënder Maraj - Vrellë

Kosova

Rrëfim për bashkëluftëtarin tim, hero i Kosovës Skënder Maraj - Vrellë

Nga: Milazim Maraj Më: 12 prill 2023 Në ora: 12:59
Milazim Maraj

Isha me Skënderin më 12 Prill 1999, thotë Brahim Isë Dreshaj i Përkiqëve nga Vrella.

Rreth orës 12-13 u takuam të dera e Smajl Mahmutit Blakaj.

Aty kemi qenë:

Unë

1. Brahim Isë Dreshaj

2. Skënder Maraj

3. Abedin Dervishaj

4. Bujar Visoqi

5. Shukri Maraj

6. Sadik Blakaj

7.Florim Demaj

8. Shasivar Haxhiaj

9.Fikret Shatri

10. Arta Berisha

11. Bekim Ademaj,

edhe disa pjesëtarë të policisë ushtarake që tani nuk i mbaj mend kush ishin. Dikush që nuk më kujtohet cili ishte ka thënë ka ra pikat. Shumica nga këta të pranishëm nuk besuan. Ndër këta që nuk besonte ishte Skënderi. Ai ishte i djersitur; sa kishte mbërri nga bjeshka ku i kishte dërguar familjen. Jemi nisë për të dalë në Ledina. Nga grupi jonë është ndarë Sadik Blakaj dhe Shukri Maraj. Sa kemi dal të arrat e Sadikëve kanë filluar të shtënat e ushtrisë serbe. Nuk kishim mundësi të iu dalim më lartë. Jemi kthyer mbi livadhe të Kadri Bajrëve dhe kemi dalë të livadhi Mustafë Sadikut Dreshaj.

Aty kishte qenë vetura Mercedes e Ismet Bicaj, kishte qenë e ndezur. Grupi kanë pritë aty kurse unë kamë shkuar për të parë nëse janë ushtaret tonë ende në pozicione. Kam shkuar dhe i kam parë luftohej pa ndërprerë shi ushtret që e kishin ndërrimin. E kam parë Sylë Ramë Blakaj, Ramadan Dreshaj, Bekim Vuthaj. Jam kthyer dhe u kam treguar. Propozimi i Fikret Shatrit ka qenë për të dal në Logje. Kemi tentuar të kalojmë për mes të malit të Nekaj(Dreshaj) por aty kemi ra në pritë. Deri këtu kemi qenë të gjithë grupi bashkë. Ushtari i parë që i ka parë ka qenë Bujar Visoqi. Ai tha: Para nesh janë ushtria serbe. Deri sa në po bisedonim kanë filluar gjuajtjet më breshëri nga ushtria serbe. Kemi zënë pozicionet dhe kemi filluar të gjuajmë. Bujari kishte karikatorin e fundit. Ka kërkuar municion dhe dikush nga grupi ia ka gjuajt një karikator por i ka rënë në një tubë të gurëve, karikatori u hap dhe plumbat ranë nëpër gurë, derisa po mblidhte plumbat nëpër gurë është goditur më një plumb në kokë.

Në atë moment është goditur edhe Abedin Dervishaj. Grupin e ka kapluar paniku dhe kanë filluar të tërhiqen më shpejtësi. Kemi mbet vetëm më Skënder Maraj, Arta Berisha. Forcat serbe kanë vazhduar të gjuajnë duke u ofruar pranë neve. Skënderi më tha:” Brahim: deri këtu e patëm, i gjallë nuk dorëzohem a ke një bombë, po i kamë 4 bomba. Duke ia zgjatur njërën bombë plumbi e ka godit në ballë dhe ka rënë në tokë. E kamë parë, vetëm një herë është dridh. Jam munduar ta tërheq por ishte e pa mundur. Në këtë moment Bekim Ademaj ka rënë mbi mua, ishte shumë i tmerruar, e kamë qetësuar ngadalë dhe kemi shikuar si mund të tërhiqemi. Jemi tërhequr më Artën motër e medicinave dhe Bekimin.

Duke mbajtur sytë ka shokët e mi të rënë. Breshëritë e plumbave mbi atë pozicion nuk po pushonin. E kishim të pa mundur të i tërhiqnim. Isha me zemër të thyer po i leja tre bashkëluftëtarë të mi të vrarë, nuk po arrija të i tërheq e ndër ta ishte Skënderi që e kisha shokë gjithë jetën e kam deshtë shumë; si vëllain tim , e kam respektuar shumë, e meritonte, ishte shumë bamirës, i guximshëm, i vendosur. Në kohën kur Skënderi ishte në burg në Pejë, më babën tim Isën iu kemi gjet bacit Mal edhe pse kishim kërcënime nga pushteti nga së në këtë kohë baci Malë sikur edhe disa familje tjera ishin të lëçitura nga fshati, për shkak se djali i tij Skënderi ishte gjykuar si armik i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat