Shpallet aktgjykimi kundër dy personave të akuzuar për dhunim

Kosova

Shpallet aktgjykimi kundër dy personave të akuzuar për dhunim

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar se është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarve A.O dhe D.RR për veprën penale “Dhunimi”.

Sipas gjykatësa, i akuzuari A.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tetë vjetësh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Edhe i akuzuari D.RR është shpallur fajtor, i cili është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vjetësh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të pandehurve A.O dhe D.RR, siç është bërë e ditur në komunikatë, iu vazhdohet masa e paraburgimit nga data 12.04.2023 e deri sa ky aktgjykimi të marrë formë të prerë, por jo më gjatë se koha e dënimit me burgim të shqiptuar në aktgjykim, ndërsa do iu llogaritet masa e paraburgimit në dënimet e shqiptuara.

“Të pandehurit A.O dhe D.RR obligohen që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) euro secili veç e veç, kurse në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro secili veç e veç, në emër të ekspertizës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike shumën prej katërqind e pesëdhjetë (450) euro në mënyrë solidare, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. E dëmtuara udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta paraqesin në kontest të rregullt juridiko-civil.”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat