Ngjarjet e datës 14 prill

Kosova

Ngjarjet e datës 14 prill

Më: 14 prill 2023 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mirëpret në vizitë kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq bashkë me delegacionin e tij. (Komuna e Prishtinës, ora 08:15)

Kryeministri Albin Kurti pret në takim homologun malazez Dritan Abazoviq. Pas takimit, Kurti dhe Abazoviq do të kenë deklarim për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe Bashkimin Evropian, organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Nga politika në praktikë: Transformimi i Arsimit përmes Mësimit Digjital”. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Avokati i Popullit, më mbështetjen e UNFPA, prezanton raportin Ex Officio mbi “Të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues me fokus në Qasjen në informata dhe shërbime kontracepsioni, në abort dhe kujdes pas abortit, si dhe kujdesin për shëndetin e nënës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:30)

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton në Komisionin për Integrime Evropiane (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

Me rastin e zyrtarizimit të 14 Prillit - Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, organizohet marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Nisja nga sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)

Komisioni parlamentar për Legjislacion takon delegacionin nga Mbretëria e Danimarkës me në krye ministrin danez të Drejtësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 13:00)

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR) dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) nënshkruajnë Marrëveshje të Mirëkuptimit. (MZhR, ora 13:15)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është dhe miratimi i qendrave të votimit në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. (KQZ, ora 13:30) 

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins”, organizojnë tryezën në lidhje me Marrëveshjen Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e e BE-së dhe ShBA-së, dhe çfarë mund ta bëjë atë të funksionojë. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat