E mbijetuara rrëfen tmerrin e 15 prillit të ’98-ës në Lagjen e Boshnjakëve

Kosova

E mbijetuara rrëfen tmerrin e 15 prillit të ’98-ës në Lagjen e Boshnjakëve

Më: 15 prill 2023 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

15 prilli i 1998-ës ishte dita kur Melihate Sahiti atë kohë 14 vjeçare, e pa për herë të fundit babanë e saj, Osman Sahitin.

Ky i fundit, atë ditë, bashkë me 21 burra të tjerë u maltretuan dhe u torturuan brenda një shtëpie në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës.

Pak më vonë, objektit që tashti është shndërruar në muze, i doli flaka, por ende askush nuk e di nëse brenda saj kishte njerëz.

nbsp;

Megjithëkëtë, familja Sahiti ishte më me fat se të tjerat meqë eshtrat e babait u gjetën jo fort larg vendbanimit të tyre pas 15 vitesh.

Kjo ua lehtësoi sado pak dhimbjen familjarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat