Atdhetarët nuk i kanë munguar Shqipërisë

Kosova

Atdhetarët nuk i kanë munguar Shqipërisë

Nga: Remzi Basha Më: 18 prill 2023 Në ora: 22:26
Kopertina

Në vendlindjen time gjëmon historia. Sllapuzhani është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Dardhë. Për këtë fshat ka të dhëna që datojnë rreth shek. 11. Sllapuzhani lind veç trima. Sllapuzhani – qëndresë e pathyeshme. Luftëtarët e Sllapuzhanit luftuan ballë për ballë me ushtrinë armike. Xhavit Syla - hero i Kosovës. Dëshmori Xhavit Sylaj dekorohet nga Presidenti Kosovës me urdhërin HERO I KOSOVËS. Lavdi e përjetshme heroi ynë!

Qytetarët e Suharekës kanë zemër të madhe e humane këtë e dëshmojnë edhe donacionet e shumta që kanë bërë për institucionet e vendit. Qytetari nga Sllapuzhani dhuron donacion të barnave në QKMF-Suharekë. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë ka bërë të ditur se qytetari Reshit Bytyqi nga fshati Sllapuzhan ka dhuruar një donacion të barnave. QKMF e Suharekës falënderon Bytyqin për bujarinë dhe vullnetin e mirë. Edhe ne e falënderojmë Zt. Reshiti për bujarinë dhe vullnetin e mirë.

Rahoveci nderon të rënët për liri. Serbisë i kërkohet hapja e arkivave

Në 24-vjetorin e të rënëve për liri në fshatin Reti të Komunës së Rahovecit janë bërë homazhe pranë përmendores dhe varreve të tyre. Me këtë rast u tha se dëshmorët Ramadan Mazreku, Bujar e Avni Thaqi si dhe 17 martirët nuk do të vdesin kurrë. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se sot po nderojnë ata që kanë përjetësuar idealin e lartë të lirisë. Ai u shpreh se Retia edhe pse fshat i vogël, ka luajtur një rol të madh në luftën çlirimtare të UÇK-së. Derisa theksoi se qytetarët e saj meritojnë përkrahje më të madhe institucionale.

Latifi: Retia ka dhënë shumë për luftën dhe lirinë e atdheut

“Retia ka dhënë shumë në luftën për liri, por janë disa familje që po ashtu kanë dhënë shumë sepse kanë dhënë gjak nga gjaku i tyre për lirinë e atdheut. Ne sot i përkujtojmë me nderim dhe respekt të lartë tre dëshmorët Ramadan Mazrekun, Bujar Thaqin dhe Avni Thaqin, sikurse njëkohësisht përkujtojmë dhe nderojmë gjakun e derdhur për liri të 17 martirëve, dy prej të cilëve janë ende të pagjetur. Retia ka qenë vatër e qëndresës dhe përpjekjeve të luftës për liri, ka qenë selia e Brigadës 124 ‘Gani Paçarizi’, e cila pas ofensivës së shtatorit këtu është riorganizuar, sikurse që ka qenë vatër e riorganizimit të Brigadës 126 ‘Hasi’ dhe 125 brigadës nga Prizreni.

Retia dhe qytetarët e saj meritojnë përkrahje shumë më të madhe nga ana e Komunës dhe institucioneve shtetërore... Nuk do ta harrojmë kurrë atë që ka bërë Retia, përpjekjen e madhe për liri”, tha ai. Ai tha se është koha e fundit që Serbia t’i hap arkivat, në mënyrë që të zbardhet fati i të pagjeturve. “Është koha e fundit që Serbia të detyrohet ta zbardhë fatin e të pagjeturve, t’i hap arkivat dhe të zbardhë fatin e të zhdukurve me dhunë”, tha ai. Kryetari i fshatit Reti, Ilir Kryeziu, duke kujtuar veprën dhe jetën e dëshmorëve dhe martirëve tha se do të jetojnë me idealin e tyre për ta bërë Kosovën vendin që ata e kanë dëshiruar.

Kryeziu: Do të jetojmë me idealin e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Jemi mbledhur për të ndarë dhembjen dhe krenarinë për më të dashurit tanë. Për këtë shtet u derdh shumë liri dhe gjak, kemi paguar me jetën e më të dashurve tanë, duke humbur bijtë dhe bijat, gra, burra, pleq e fëmijë. Por të flijohesh për atdhe do të thotë të mos vdesësh kurrë. Me idealin e tyre ne do të jetojmë për të bërë Kosovën ashtu siç e dëshiruan ata”, tha ai. E vëllai i dy dëshmorëve Bujar dhe Avni Thaqi, Safeti, kujtoi momentet se si paramilitarët serbë i kishin ndarë nga gratë dhe fëmijët e tyre për t’i pushkatuar.

Thaqi: Serbët i kanë ndarë vëllezërit e mi nga familja dhe i kanë pushatuar

“Familja ime i ka dhënë dy vëllezërit e mi, që janë kidnapuar nga forcat paramilitare serbe, i kanë nda prej familjeve, prej grave dhe fëmijëve, ata i kanë pushkatuar. Bile, ekziston një dëshmitar i gjallë, që na i tregon të dhënat e sakta”, tha ai. Rahoveci ka përkujtuar dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi nga fshati Ratkoc, në 24 vjetorin e rënies së tyre. Janë bërë homazhe dhe vendosur lule pranë pllakës përkujtimore në bjeshkët e fshatit Zatriq, nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe familjarë e ish-bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Liria nuk do të vinte pa gjakun e Safetit dhe Visarit që ranë heroikisht më 18 prill

"Lufta e armatosur çlirimtare ishte edhe vetëdije, bindje, përcaktim dhe gjithë rrugëtimi i këtyre dy dëshmorëve, bashkëluftëtarëve tanë ishte rrugëtim i vështirë, i vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm, deri me 18 prill ata kaluan nëpër sprova, beteja të shumta duke u dëshmuar si luftëtar të devotshëm, si luftëtar që edhe përballë rreziqeve nuk kursyen mundin e djersen, dhe me 18 prill as gjakun, për të dhënë mesazhin se liria po vjen dhe jo më shumë se dy muaj e gjysmë liria vërtetë erdhi, por nuk erdhi pa gjakun e Safetit, Visarit, pa gjakun dhe sakrificat e flijimit e shokëve të tyre. Këtu në Zatriq me 18 prill në mëngjesin e hershëm ka pas një përballje të pabarabartë, një luftë ne afërsi, një betejë thuajse fyt për fyt dhe e rëndësishme është se këta nuk u vranë nga afërsia, për shkak se forcat serbe sado që ishin të përgatitura nuk arritën as t'i kapin të gjallë e as t'i vrasin nga afër, por t'i vrajnë nga largë", ka thënë Latifi. Ndërsa ish-bashkëluftëtari i dëshmorëve, Isuf Gashi, 18 prillin e ka quajtur ditë historike.

Gashi: Lufta e dëshmorëve do të jetojë gjithmonë

"Kjo është datë historike dhe heroike. Ata dy burra këtu kanë bërë luftë si me qenë dragonj te pabarabartë me pushtuesin dhe le ta dinë të gjithë se çdo gjë te keqe që ka bërë Serbia e ka rikthyer në binaret e duhur UÇK-ja. Këtu janë bërë luftime te rrepta, por qëndrueshmëria e Safetit, Visarit dhe e shokëve të tjerë ka rënë një fortesë e fuqishme këtu dhe kanë bërë mbrojtje edhe për popullatën. Dhe tash pas 25 viteve, dashakeqët që ka pas një numër të vogël, ende e gjurmojnë të kaluarën, mirëpo ne duhet me qenë mirënjohës edhe për baballarët tanë. Ne do te shkojmë, por lufta e Visarit, Safetit dhe shokëve të tyre do të jetojë sa të është njerëzimi", ka thënë Gashi. Bijtë e tyre i kanë përkujtuar edhe Mustafë Hoti dhe Latif Latifi. (Malmo, 18 Prill 2023)

Hoti: Dikush ka derdhur gjak e dikush e ka përkrahur luftën në mënyra të tjera

"Pa gjakun e derdhur nuk ka liri, dikush ka derdhur gjak e dikush e ka përkrahur luftën në mënyra të tjera", ka thënë babai i Visarit, Mustafë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat