Haxhiu: Në Qendrat për Punë Sociale ka shumë sfida e boshllëqe ligjore

Kosova

Haxhiu: Në Qendrat për Punë Sociale ka shumë sfida e boshllëqe ligjore

Më: 19 prill 2023 Në ora: 12:11
Foto nga vendngjarja

Ministrja e Drejtësisë, Albulen Haxhiu deklaroi sot se në Qendrat për Punë Sociale ka shumë sfida e boshllëqe ligjore. Kështu tha ajo në konferencën për prezantimin e analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, në aspektin ligjore, institucional dhe funksional.

Ministrja u shpreh se raporti flet për shumë mungesa e boshllëqe ligjore.

"Me qëllim të krijimit të një pasqyre sa më reale të këtyre shërbineve, si ministre e Drejtësisë në fillim të muajit shkurt kam formuar një grup punues. Ky grup është ufhëhequr nga Ministria e Drejtësisë, sot kemi në dorë një analizë të qartë për nevojat dhe problemet Qendrave Sociale", tha Haxhiu.

Ajo tha se kjo gjendje nuk duhet të lejohet të vazhdohet nga niveli qendror e lokal.

"Kur Qendra për Punë Sociale janë të mjaftueshëm për të kryer punën e tyre, do të kemi më pak raste të fëmijëve në rrugë, të rasteve të keqpërdorimit, të viktimave të dhunës seksuale. Jemi të përkushtuar qe të bëjmë maksimumin. Në këtë drejtim, do të punohet në krijimin e një skeme të qëndrueshme", shtoi ajo.

Drejtoresha e koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve (KOMF), Donjeta Kelmendi u shpreh se ka sfida ligjore dhe është emergjente të ndryshohen.

"Kanë dalur sfidat ligjore dhe është emergjente që këto ligje, ndryshimet qe priten të bëhen, janë emergjente për të proceduar, duke qrnë se vetëm Ligji Për Prokurorim është finalizuar. Pjesa struktorore, për shërbime sociale ëahtë baza e funksiobimit. Ka qendra që nuk kanë fare automjet. Vetëm 28 per qind e qendrave janë përgjigjur se aktualisht kanë kushte të ofrojnë shërbime", shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat