Në Kosovë vazhdojnë të jenë 42 raste aktive me COVID-19

Kosova

Në Kosovë vazhdojnë të jenë 42 raste aktive me COVID-19

Më: 22 prill 2023 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 raste me COVID-19, ndërsa janë shëruar tre pacientë.

Sipas IKShPK-së, shtatë pacientë vazhdojnë të jenë të hospitalizuar si pasojë e COVID-19, ndërsa janë edhe 42 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 274 mijë e 859 raste aktive, janë shëruar 270 mijë e 601 pacientë.

Ndërsa kanë vdekur 3 mijë e 216 njerëz nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat