Ferati për plotësim-ndryshimin e ligjit për tatimin në pronë: Nuk shoh rezultat pozitiv

Kosova

Ferati për plotësim-ndryshimin e ligjit për tatimin në pronë: Nuk shoh rezultat pozitiv

Më: 22 prill 2023 Në ora: 14:10
Ilir Ferati

Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka thënë se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën, së pari do të duhej të vendosej në diskutim publik, derisa ka shtuar se falja prej 100 eurove nuk prodhon zgjidhje.

“Më e duhura do të ishte që me vendos ligjin në diskutim publik dhe pastaj në baza të procedurave me procedua dhe jo me veprime të shpejta, pra po ju qesim hi syve kishe po ju falim 100 euro në të njëjtën kohe me zvogëlua të hyrat e komunave dhe kjo nuk prodhon zgjidhje afatgjate”, ka pohuar Ferati.

Ferati, thotë se nga ky plotësim-ndryshim nuk sheh rezultat pozitiv.

“Mirëpo këtë vendimin e Qeverisë për me bë një plotësim-ndryshim të ngutshëm nuk e shoh me ndonjë rezultat pozitiv, qytetarët nuk kanë nevojë për lëmoshë, nuk kanë nevojë për zgjidhje sistematike”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat