Ky është parashikimi i motit për sot: Temperaturat deri në 20 gradë

Kosova

Ky është parashikimi i motit për sot: Temperaturat deri në 20 gradë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot.

“Të dielen parashihet mot kryesisht i ngjajshëm , por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

Përgjithësisht grafiku në fushat termike është duke u rritur në raport me ditët e fundit.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat