​Ngjarjet e datës 25 prill

Kosova

​Ngjarjet e datës 25 prill

Më: 24 prill 2023 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë mban tryezën e diskutimit për prezantimin e rekomandimeve nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takon drejtorët e Komunës.( Shtëpia e Bardhë, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 09:30)

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 10:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me rastin e ditëve të Inovacionit dhe Pronësisë Intelektuale, do të organizojë ceremoninë “Java e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës mbahet seanca dëgjimore publike, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Valon Loxhaj, që për objekt të shqyrtimit kushtetues ka çështjen e “largimit nga puna dhe mos kompensimin”.( Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N506, ora 11:00)

Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, promovon librin” Gruaja arbëreshe dje, sot dhe nesër’. Pjesëmarrës do të jenë grup krijuesish arbëreshë.( Biblioteka e qytetit në Gjakovë, salla” Teki Dervishi”, ora 11:00)

Bëhet lansimi i fushatës “Made of Us –EU-Western Balkans Road Trip” e dizajnuar që të ndihmojë në ngritjen e vetëdijesimit për mundësitë e krijuara nga partneriteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Do të flasin dy video blogerë nga Kosova dhe Holanda, Alb Muhaxhiri dhe Brian Rocca, Zv. Udhëheqësi për Bashkëpunim i BE-së, Alessandro Bianciardi. (Shtëpia e Evropës, ora 12:00)

Fakulteti Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, në bashkëpunim me Institutin Shkencor Kosovaro – Suedez organizon ligjëratë të hapur me ekspertin, Josef Martinsen nga Norvegjia dhe Dr. sc. Salihe Salihu me temë: ”Nga Lufta drejt Paqes”. (Fakulteti Juridik, Mitrovicë, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin për gjendjen e natyrës 2018-2021, si dhe kërkesat e qytetarëve me dy peticione rreth parkingjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 13:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 14:00)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon tryezë diskutimi për draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja Arbërie Nagavci dhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Myzafere Limani. (Amfiteatri, ish-Rilindja, ora 14:00)

Prishtina REA, prezanton projektin Matching Grants Prorgam (MGP), organizon CeO Event-in. Synohet angazhimi biznesor nga CeO dhe kompanitë përfituese të granteve nga programi MGP, arritjet e reja, rrjetëzimin biznesor dhe ndërlidhjet drejt të ardhmes, si partneritet. (Klan Arena, ora14:00)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës pret një grup krijuesish e artistësh arbëreshë nga Frasnita e Kalabrisë, me ç’rast do të përurohet vepra “Gruaja arbëreshe dje, sot, nesёr” të autoreve Emilia Blaiotta, Flavia D’Agostino, Lucrezia Linda, Lucia Martino.( LShK, ora 15:00)

Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë dhe Muzeu “Macedonian Struggle and Modern History of Macedonia” organizojnë hapjen e ekspozitës periodike të fotografive “Yiannis and Miltos Manakia. Njerëzit prapa objektivit”. Në hapje merr pjesë dhe ambasadorja Heleni Vakali. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat