Shtesat, zjarrfikësit paralajmërojnë protestë

Kosova

Shtesat, zjarrfikësit paralajmërojnë protestë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Kupa u mbush me mos ekzekutimin e shtesave.

Zjarrfikësit kosovarë, po vlerësojnë se u shkelën ndër vite nga çdo qeveri e avazi po vazhdon njëjtë edhe me këtë aktualen.

Që kur ky ekzekutiv mori mandatin më 2021, atyre iu premtua zgjidhje e kërkesave të cilat i përsëritën edhe në fillim të këtij prilli, por pa sukses.

As plotësimi i tyre e as pranimi për takim nuk po ndodhin, e kjo gjendje e ka lodhur këtë kategori që thonë se kanë mbetur në pozitë të pa definuar.

Zjarrfikësit shpresojnë që deri më 4 maj kur është dita ndërkombëtare e tyre, kjo çështje të marrë epilog, në të kundërtën nuk ka gjë që do të ndalë për të protestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat