Zeqiri: Synojmë që në Kuvend të Zubin Potokut të kemi pjesëtarë të shumicës serbe

Kosova

Zeqiri: Synojmë që në Kuvend të Zubin Potokut të kemi pjesëtarë të shumicës serbe

Më: 25 prill 2023 Në ora: 22:02
Izmir Zeqiri

Izmir Zeqiri, fitues i zgjedhjeve të 23 prillit për Komunën e Zubin Potokut, ka thënë se në kuvendin e kësaj komune synojnë të kenë edhe pjesëtarë të shumicës serbe.

“Do të provojmë të vendosim dialogun me qytetarët serbë kryesisht, me akterë të partive, të shoqërisë civile, profesionistë të ndryshëm dhe do t’i bëjmë ofertë për t’i futur në kabinetin tonë nëse duan të punojnë sipas ligjit të Kosovës…

Kemi njerëz që i njohim, do t’i japim ofertë. Do të përpiqemi të vendosim një lloj komunikimi e bashkëpunimi. Do të kisha qenë i lumtur nëse arrijmë që shumicën e dikastereve ose të drejtorive ta drejtojmë nga ekspertë të fushave të ndryshme kryesisht nga shumica serbe”, ka thënë Zeqiri në Rubikon.

Ai tha se e planifikojnë një gjë të tillë, pra përfshirjen e komunitetit serb në këtë komunë, për të funksionuar më lehtë, por, sipas tij, nëse kjo nuk ndodh atëherë kanë kuadër të mjaftueshëm për të funksionuar vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat