“S’ki nevojë me jetu në Kosovë me pa se në çfarë derexhe ka rënë sistemi”- Jasharaj: Çka ka bërë VV-ja me çliru drejtësinë?

Kosova

“S’ki nevojë me jetu në Kosovë me pa se në çfarë derexhe ka rënë sistemi”- Jasharaj: Çka ka bërë VV-ja me çliru drejtësinë?

Më: 26 prill 2023 Në ora: 22:00
Durim Jasharaj

Durim Jasharaj nga shoqëria civile ka komentuar përplasjet e sotme në debatin parlamentar të mbajtur sot në Kuvend mes pushtetit e opozitës pas arrestimit të kryeshefi të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Jasharaj tha se pritjet e qytetarëve ishin të mëdha ndaj kësaj qeverije për shkak të krimi e korrupsionit të madh të partive politike që kishin qeverisur dikur me shtetin.

“S’ki nevojë me jetu në Kosovë me pa se në çfarë derexhe ka rënë sistemi i drejtësisë. Sot ke një zëvendësim i një seancë gjyqësore që në një vend normal kjo punë ish dashtë me shku më ndryshe. Se çfarë sistemi të drejtësisë kemi pasë edhe kush është fajtor për këtë gjë, zgjedhjet e 14 shkurtit i kanë dhënë një far epilogu, arsyeja pse ka fitu VV-ja është pse këta vjedh shumë e kanë rrejt shumë.”, tha Jasharaj.

Ai nuk ka kursyer as partinë në pushtet, Vetëvendosje që sipas tij për më shumë se dy vite qeverisje ka bërë shumë pak për sistemin e drejtësisë.

“Çka ka bërë ky pushtet me çliru drejtësinë? Derisa tash ka ba shumë pak, e në disa raste ka bërë teprime të gabuara. Në këtë rast është edhe Ligji për KPK-në që ka marrë vërejte nga Komisioni i Venecias e nga Kushtetuesja e ka shpallur antikushtetues.”, tha tutje Jasharaj në Politiko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat