​Ngjarjet e datës 27 prill

Kosova

​Ngjarjet e datës 27 prill

Më: 27 prill 2023 Në ora: 00:37
Foto ilustrim

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për planifikimin e vizitave në institucione (Ndërtesa e Kuvendit, N302, 09:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivel master ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:30)

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pret në takim sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Kunio Mikuriya. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:30)

Edicioni i 8-të i Konferencës “VAJZAT NË TIK” (R.I.T Kosovo, ora 09:30 – 11:00)

Kryeministri Albin Kurti, bën homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës (Përmendorja përballë Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Mbahet edicioni i 15-të i Panairit Ndërkombëtar të Edukimit. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mban fjalë rasti para stafit akademik dhe studentëve në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (Salla “W. Wilson në ITSHKSH në Shkup, ora 10:20)

Komuna e Prizrenit, mban mbledhjen e Komitetit për Komunitete (Objekti i komunës, ora 10:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë (Mejë, Gjakovë, ora 11:00)

Mbahet hapja solemne e edicionit të 19-të të Panairit të Turizmit dhe Sportit. (Salla “1 Tetori, ora 11:00)

Fillojnë punimet e rrugës “Jim Xhema” e njohur ndryshe si rruga A. Merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Rruga A, ora 11:00)

Organizata “EC Ma Ndryshe”, për nder të shënimit të Ditës së Tokës organizon disa aktivitete përgjatë rrugëve “Eqrem Çabej” dhe “Bingeni”. (Lagja “Ortakoll”, Prizren, ora 11:30)

Kryeministri Albin Kurti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë(Mejë, Gjakovë, ora 12:00)

Akademia e Energjisë Pozitive, organizon marsh paqësor për Reçakun, Prekazin dhe gjithë Shqiptarinë (Prej Sheshit Ibrahim Rugova deri te Bibloteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, ora 12.00)

Prezantohet dokumentari për krime të luftës “Krimet e pandëshkuara të Serbisë 1981-1999” (Bibliotekën Kombëtare, 12:00)

YIHR KS mban aksion rrugor për nder të Ditë Kombëtare të Personave të Pagjetur (Sheshin Ibrahim Rugova, ora 12:00)

“Shtatëmbëdhjetë” promovon librin dhe dokumentari (Kino Rinia, ora 14:00)

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës organizon pritje për nder të themelimit të Këshillit (Hoteli Swiss Diamond, ora 18:00-20:00)

Shoqata për Kthimin e Shqiptareve te Shpërngulur nga Trojet e Veta, në shënim të Ditës për të Pagjeturit dhe shënimit të masakrës së Mejës, propozon të ndalet ndriçimi në gjithë Kosovën 2 minuta në orën 20:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat