Fundjavë me mot të ndryshueshëm

Kosova

Fundjavë me mot të ndryshueshëm

Më: 29 prill 2023 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot me diell, i vranët, por mund të ketë edhe reshje të shiut.

Sipas parashikimeve, sot (e shtunë) parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, kurse në disa zona do të ketë kushte për shkarkime rrëfesh.

Edhe të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

Gjatë dy ditëve të vikendit parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat