Degradimi i mjedisit - shkatërrimi i së ardhmes

Kosova

Degradimi i mjedisit - shkatërrimi i së ardhmes

Nga: Drita Dibrani Më: 29 prill 2023 Në ora: 12:06
Kjo gjë po ndodhë në qytetin e Vushtrrisë.

Dëme të shumta që i janë bërë mjedisit për 20 vite me radhë.

Këto dëme më së shumti janë bërë nga kompani të gurëthyesve, ku shumë kodra dhe male pas shfrytëzimit të tyre i kanë lënë ato vende të shkatërruara. Disa nga gurthyesit operojnë afër vendbanimeve dhe bëjnë minime, duke rrezikuar kështu edhe jetën e banorëve si dhe duke ndotur mjedisin.

Kjo gjë po ndodhë edhe në qytetin e Vushtrrisë.

Një kompani e cila po e bënë ndërtimin e rrugëve , është duke shëmtuar natyrën e bukur të fshatit Dubovc, fshat shumë afër vendlindjes së kryetarit Idrizi.

A ka leje kjo kompani? nëse po, nga kush e ka marrë?

Qfarë po bënë qeverisja komunale?

Qfarë po bënë kryetari i komunës, apo është i zënë me konkurset, duke i rahatuar të dëgjueshmit?

Ky kryetar, jo vetëm që po na e dëmton të tashmen, por edhe po e vret të ardhmen e këtij vendi.

Krimi ndaj natyrës është krim ndaj të ardhmes.

Autorja: Aktiviste politike, LVV-qendra Vushtrri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat