​Ngjarjet e datës 30 prill

Kosova

​Ngjarjet e datës 30 prill

Më: 30 prill 2023 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj merr pjesë në aktivitetin themelues të organizatës "Armata Ilire", në Xërxë të Rahovecit.(Ora 11:00)

Me rastin e 24 vjetorit të rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra, 42 dëshmorëve dhe mbi 280 martirëve, Komuna e Drenasi dhe ajo e Skenderajt, bëjnë zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Shtuticë. (Ora 11:00)

Bëhen homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Marinë me rastin e rënies së heroit Ilaz Kodra, 42 dëshmorëve dhe mbi 280 martirëve. (Ora 11:40)

Bëhen homazhe në varrezat e fshatit Vërboc; Gashant, Gllareva dhe pllaka përkujtimore e 42 dëshmorëve dhe 280 martirëve në Verboc. (Ora 12:00)

Bëhen homazhe në sheshin “Fehmi Lladrovci”, në Drenas pranë shtatores së heroit Ilaz Kodra. (Ora 12:40)

Bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Gllobar të Drenasit. (Ora 13:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat